Foto të reja, të papublikuara më parë të legjendës amerikane të boksit Muhammad Ali, në shtëpinë e tij së bashku me familjen janë shpërfaqur sot.
Tre herë kampioni i botës i peshave të rënda vdiq në fundjavë pasi përjetoi një sulm për shkaqe të papërcaktuara natyrore, kështu së paku tha familja e tij. Ali kishte qenë i sëmurë me sëmundjen e Parkinsonit për 30 vitet e fundit dhe para vdekjes së tij u trajtua në një spital në Arizona për shkak të një gjendjeje të përkeqësuar të frymëmarrjes.
Nderime të mëdha për Alinë kanë bërë për e gjithë bota, duke vlerësuar punën e tij si aktivist për të drejtat e njeriut dhe si sportist, i njohur me nofkat “Më i madhi”, raporton Insajderi.
Ndërsa tani, foto të rralla të Aliut janë publikuar nga Steve Gunther nga Kalifornia. Babai i tij, Curt Gunther, kishte fotografuar Alinë në disa raste në shtëpinë e tij në Louisville, Kentucky, raporton CNN.
Këto foto të boksierit tre herë kampion bote janë bërë pak para se ai të shkonte në Lojërat Olimpike të vitit 1960. Ajo ishte koha kur Ali njihej me emrin e tij të fëmijërisë, Cassius Clay. /Insajderi.com