×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Fotografi anti-semitist i Shpejtim Bulliqit bën gjestin skandaloz në ndeshjen Shqipëri-Izrael

    Insajderi
    19 June 2022 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbolli është një prej sporteve më të popullrizuara që bashkon njerëzit. Megjithatë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit e ka shfrytëzuar për krejtesisht të kundërtën, zyrtari i Komunës së Podujevës, Gent Jetullahu. Ky i fundit ka publikuar një fotografi në profilin e tij, ku shihet teksa bën shenjën e Hitlerit, një gjest skandaloz i cili përben racizëm, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gent Jetullahu, fotograf në Komunën e Podujevës dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur  qëndrim anti-semitizëm në ndeshjën që është mbajtur para një jave në Shqipëri.

    Pikërisht në ndeshjën ku po luante Izraeli, ai ka bërë shënjen “nazi salute”, që simbolizon përshëndetje naziste, e njohur gjithashtu si përshëndetja e Hitlerit.

    Përdorimi i këtij gjesti nazist që lidhet me përshëndetjen është e ndaluar në shumë vende të botës dhe përbën vepër penale, ndërsa, në disa shtete tjera përbën gjuhë të paligjshme të urrejtjes.

    Gent Jetullahu është fotograf i kryetarit të Podujevës, Shpëjtim Bulluqi, i cili vie nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Në profitin e tij në Facebook ai ka postuar fotografi edhe me liderin e tij, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Përdorimi i kësaj përshëndetjeje është e paligjshme në Gjermaninë dhe Austri dhe konsiderohet gjithashtu një vepër penale në Poloninë e sotme dhe Sllovakinë.

    Në Itali, ajo është një vepër penale vetëm nëse përdoret me qëllim “për të rivendosur Partinë Nacional Fashiste të vdekur”, për të lartësuar ose promovuar ideologjinë ose anëtarët e saj.

    Në Kanada, Republikën Çeke,  Francë, Holandë, Suedi, Zvicër dhe Rusi, shfaqja e përshëndetjes nuk është një vepër penale, por përbën gjuhë të paligjshme të urrejtjes nëse përdoret për propagandimin e ideologjisë naziste.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark