×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fotografitë kanë bërë xhiro në internet, zbulohet se nga kush shoqërohej Egla Ceno në rrugët e Tiranës

    Insajderi
    02 April 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Egla Ceno ka qenë personazhi më i përfolur, ditëve të fundit në spektaklin Big Brother VIP Albania.

    Kjo pas vendimit që mori produksioni për ta skualifikuar nga gara dhe vetëm pas kësaj u la të nënkuptohej se në fakt, ishte një lojë dhe aktorja nuk ishte larguar me të vërtetë.

    Por, konfuz ishte fakti se banorja ishte pikasur së fundmi në rrugët e Tiranës, duke lënë mëdyshje edhe më tej për statusin e saj që do ta ketë në spektaklin e BBVA-s.

    Tani, u bë e ditur nga ekspertja Malvina Duraku e cila e ftuar gjatë një emisioni në Top Channel, theksoi se Egla ka qenë e shoqëruar nga stafi i produksionit, duke folur për pamjet e fundit që po bëjnë xhiron.

    “Me aq sa jam në dijeni unë, sipas informacioneve, Egla këtu ka qenë e shoqëruar me stafin e produksionit. Dhe mendoj se do të jetë një rikthim i saj që nuk do të jetë kaq i thjeshtë”, deklaroi Duraku.

    Ndryshe, ende nuk dihet se cili është vendimi përfundimtar për banoren Egla Ceno, por e vërteta do të bëhet e ditur në Prime-in e së martës.

    Imazhet që kapën prezencën e saj rrugëve të Tiranës zgjuan kureshtjen e shumë njerëzve, përderisa thuhet se dikush ishte i gatshëm të paguante 2,000 euro për këto imazhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark