×
  • Showbiz
  • Show

    Fotografohen bashkë Stresi dhe Noizy

    Insajderi
    21 January 2022 - 15:18

    Sherret mes Noizyt dhe Stresit kanë marrë fund.

    Dy reperët shqiptar ka një vit që kanë përmirësuar raportet dhe që nga ajo ditë nuk kanë munguar deklaratat e forta ndaj njëri-tjetrit

    Për një kohë të gjatë Noizy dhe Stresi kishin përplasje të thella, e këto tani kanë ngelur në të kaluarën.

    Madje ata fillimisht për hir të fansave të tyre kishin realizuar një bisedë ‘live’ të dy bashkë në instagram.

    Derisa javën e kaluar Noizy habiti me deklaratën e tij në “Why not”, duke ia kërkuar Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika.

    Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku shihen Noizy, Stresi dhe Kozaku.

    Lirshëm pas gjithë atyre sherreve që patën dikur mes vete, kjo mund të themi se është foto e vitit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark