×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Franca tërheq ambasadorët, reagon SHBA

    Insajderi
    18 September 2021 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbetet i lartë tensioni diplomatik mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara. Në një lëvizje të fortë Parisi tërhoqi mbrëmjen e së premtes ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Australia.

    Ministria e jashtme franceze tha vendimi i jashtëzakonshëm vjen në një situatë të jashtëzakonshme.

    Shkak u bë marrëveshja tripalëshe e quajtur AUKUS që parashikon që Uashingtoni dhe Londra të zhvendosin në Australi, teknologjitë për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore. Prej vitit 97 ato prodhoheshin në Francë, vend i cili humb tashmë një marrëveshje me vlerë 100 milionë dollarë.

    Në përpjekje për të qetësuar situatën reagoi Uashingtoni që tha se ndodhet  në “kontakt të ngushtë” me Parisin dhe po bisedon për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë marrëdhënien mes dy kombeve.

    Në krahun tjetër qeveria franceze deklaroi se u tradhtua kur Australia u tërhoq nga marrëveshja ekzistuese e mbrojtjes prej miliarda dollarësh. Sipas marrëveshjes së re , vendet aleate do të shkëmbejnë  kapacitetet kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologji tjera nënujore. Kjo marrëveshje shihet gjerësisht si një përpjekje për të frenuar ndikimin e Kinës në brigjet detare jugore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark