×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Frikë nga një ofensivë ukrainase, Putin merr vendimin urgjent

    Insajderi
    28 May 2023 - 12:01

    Vladimir Putin ka urdhëruar siguri më të fortë rreth kufirit të Rusisë pas një rritje të sulmeve brenda vendit.

    Dje, zyrtarët thanë se tre persona u plagosën nga bombardimet ukrainase në Belgorod, një rajon që ishte objektivi i luftëtarëve pro-ukrainas gjithashtu në fillim të kësaj jave.

    Rajonet ruse Kursk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën kanë qenë objektivi më i shpeshtë i sulmeve.

    Presidenti rus tha se masa për të forcuar sigurinë ishte për të siguruar lëvizje “të shpejtë” ushtarake dhe civile në rajonet ukrainase që tani ishin nën kontrollin e Moskës.

    Duke folur në një mesazh urimi për shërbimin kufitar, një degë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), Putin tha se detyra e tyre ishte të “mbulonin në mënyrë të besueshme” linjat në afërsi të zonës së luftimit.

    “Është e nevojshme të sigurohet lëvizja e shpejtë e automjeteve dhe ngarkesave ushtarake dhe civile, përfshirë ushqimin, materialet e ndërtimit të ndihmës humanitare të dërguara subjekteve të reja të Federatës Ruse”, tha Putin në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të Kremlinit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark