×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Frikë për trazira – Franca mobilizon 10 mijë policë para ndeshjes me Marokun

    Insajderi
    14 December 2022 - 13:58

    Rreth dhjetë mijë policë, pesë mijë në Paris, u mobilizuan përpara ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës midis Francës dhe Marokut të mërkurën në mbrëmje.

    Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

    Rruga më e famshme e Francës, Champs-Élysées, nuk do të mbyllet për trafikun gjatë ndeshjes, ndonëse më parë u raportua se kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, kishte kërkuar mbylljen e saj.

    Në Paris fundjavën e kaluar, më shumë se 1.000 oficerë policie mbikëqyrën festën e tifozëve të Marokut dhe Francës, të cilët fituan vendet në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

    Marokenët në Francë kanë një diasporë të madhe dhe policia ka marrë gjithçka për të parandaluar përplasjet e mundshme pas ndeshjes që do të vendosin se cila nga dy kombëtaret do të kalojë në finale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark