×
Show / Fashion

Frutat dhe perimet e stinës që luftojnë lodhjen pranverore

Insajderi
08 April 2019 - 14:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të rigjetur gjallërinë dhe për të qëndruar larg lodhjes dhe humorit të keq, ekspertët shpjegojnë ushqimet që duhet të konsumi, për të rifituar energjitë por edhe për të rritur imunitetin.

Humor i keq, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe ulje oreksi? Ardhja e pranverës jo gjithmonë është e lehtë për trupin tonë, qoftë mendërisht dhe fizikisht. Mund të ndodhë që me zgjatjen e ditës, rritjen e temperaturës të ndiheni të plogësht dhe pa humor. Shkak për këtë është ndërrimi i stinës, çka e gjen trupin tonë të papërgatitur duke u shfaqur me ndryshim të humorit, lodhje, mungesë përqendrimi dhe shqetësime të tjera kalimtare të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët dhe pa energji.

Për të minimizuar efektet negative të ndryshimit të stinës dhe për të fituar energjitë e domosdoshme për trupin tonë, ndikon jashtëzakonisht shumë përzgjedhja e ushqimit. Për të rigjetur gjallërinë dhe për të qëndruar larg lodhjes dhe humorit të keq, ekspertët shpjegojnë se duhen konsumuar ushqime të pasura me triptofan, një aminoacid pararendës i serotoninës, hormon i mirëqenies që rregullon gjendjen shpirtërore.

Këtë përbërës e gjen te bishtajoret, çokollata, frutat e thata, drithërat dhe perimet. Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm për organizmin shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët. Magnezi në trupin e njeriut, gjendet zakonisht më shumë se 10 miligramë dhe kryesisht ndodhet në kocka dhe në veshka. Magnezi ndihmon aktivitetin normal të aparatit kardiovaskular dhe së bashku me kalciumin mund të veprojë si një qetësues natyral.

Magnezi bën pjesë te këto ushqime: mish, vezë, qumësht, patate, fasule, çokollata. Ai gjendet gjithashtu tek avokadot, arrat, lajthitë, bajamet, kungulli, kivi dhe sallata jeshile, bananet, hurmat. Magnezi luan rol në parandalimin e sulmit në tru dhe merr pjesë në zhvillimin normal të kockave te fëmijët e moshës 8-14 vjeç. Për këtë arsye sot në “Mapo” po ju listojmë disa prej ushqimeve që duhet t’i bëni pjesë patjetër në regjimin ushqimor, jo vetëm për të luftuar lodhjen por edhe për të shtuar energjitë dhe fuqizuar organizmin tonë.

Frutat e thata

Të gjitha frutat e thata “karikojnë” trupin tonë me energji dhe favorizon përqendrimin, sepse është e pasur me fosfor. Kanë përmbajtje të lartë të omega 3, të ashtuquajturat yndyra të mira, të cilat janë aleati kryesor për të luftuar lodhjen.

Luleshtrydhet

Tani është periudha ideale për t’i konsumuar sepse janë në stinën e tyre dhe luleshtrydhet rriten në mënyrë natyrale, jashtë serave dhe pa plehra kimike. Plot me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, ky frutë i sezonit konsiderohet aleat i shëndetit sepse na ndihmon të jetojmë shëndetshëm dhe të buzëqeshur. Rezulton të jetë i pasur me ujë në rreth 90% të tyre, pak kalorike. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar, po kështu me minerale dhe fibra të shumta.

Spinaq

Spinaqi ju bën mirë sepse përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit është gjetur se ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet ndër të parët. Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, p.sh.: 1 kupë spinaq, 1 karotë, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.

Kivi

Ky frutë ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, thelbësore për mirëqenien psikofizike. Konsumimi i kivit është qartësisht një zgjedhje e shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon një sërë sëmundjesh dhe bëhet aleate e shëndetit tonë. Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes.

Bizele

Këto perime të vogla por me vlera të larta ushqyese janë një koncentrat i vërtetë i mineraleve, të tilla si kalium, fosfor, magnez dhe zink; të domosdoshme për të mbështetur organizmin mbi të gjitha në momente të vështira sikurse është ndërrimi i stinëve.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark