E njohim si frutin më të konsumuar në këtë periudhë, e kjo ndodhë për shkak se është i pranishëm më shumë në treg, dhe se është prodhim vendas, bëhet fjalë për rrushin i cili është një ndër frutat më të konsumuar.
Por, janë edhe disa fruta më të mira që duhet të konsumohen në këtë muaj, e që prodhohen në vende të afërta, sic janë:kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat,tartufi dhe shumë të tjera.
Ndoshta jeni lodhur me shijet e verës, por tani do të ndryshojë shija.
Shtatori është muaji më i mirë për të shijuar shije të frutave ekzotike, duke filluar nga fiqtë, mollët, hurmat, dhe dardhat.
Po ashtu për ata qe i prisnin me padurim, tani është rishfaqur lulelakra dhe finoku i sezonit.