×
Show / Fashion

Frutat më të rëndësishëm për fëmijët në mëngjes

Insajderi
13 April 2019 - 11:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është  një nga vaktet më të rëndësishmë  gjatë ditës, e sigurisht për një mëngjes  më të shëndetshëm nuk duhet munguar frutat, e sidomos fëmijët duhet të marrin kaloritë e mjaftueshme për të  vazhduar  ditën plotë energji.

Pjepri

I pasur në elektrolitë dhe vitamine C, plot me beta karroten dhe ujë, ky është pjepri me 19 kalori. Sa më i  errët ngjyra e tij, aq më i ushqyeshem është ai. Vajzat që hyjnë në moshën e pubertetit mund ta preferojnë pjeprin për shendetin e lekurës së tyre. Përmbajtja e lartë në ujë e pjeprit, i ruan fëmijët nga dehidratimi.

Boronicat

Thesar i ushqimit, boronicat (veçanërisht ato të egrat), janë ndër armët më të fuqishme kundër stresit, infeksioneve, shpërqendrimit dhe agjenteve kanceroz me 57 kalori. Me një nga antioksiduesit më të fuqishëm, ato zënë vend në majën e listesë së ushqimeve me force antioksiduese. Ngjyra blu e tyre është përgjegjëse për forcimin e memories dhe shëndetit të trurit, sidomos për fëmijë që mësojnë fort. Boronicat mbështesin shqisen e shikimit gjithashtu. Konsumi i këtij fruti në vegjeli, përbën ngritjen e themeleve shumë të forta në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene në moshë të rritur.

Portokalli

Ky frut është burimi kryesor i vitamins C, një lënde ushqyese që përfshihet në pothuajse gjithcka – nga mbyllja dhe shërimi i plagëve, qetësimi i alergjive, parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangja e artritit dhe anemisë si pasojë e mungesës së hekurit, portokalli ka 37 kalori. Portokalli, është burim shumë i rëndësishëm edhe i acidit folik, një vitaminë që luan rol kyc në formimin e AND-së sonë dhe rruazave të kuqe. Portokallet ndihmojnë shumë fëmijët që kanë infeksione te mushkrive dhe azem.

Luleshtrydhet

Këto fruta të mrekullueshme me ngjyre të kuqe forcojnë zemren, ulin rrezikun e kancerit, përmirësojnë shikimin, parandalojnë alergjitë, dhe qetëjnë në dhimbjet, ato kanë 27 kalori.  Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C. Ky frut është gjithashtu i shkëlqyer për fëmijë që mësojnë dhe janë para testeve apo provimeve, pasi forcon shumë memorien e ngjarjeve të fundit. Një ndër atributet më interesante të luleshtrydheve, është edhe mbrojtja kundër helikobakterit – një mikrob që shkakton ulcer në stomak dhe predispozon për zhvillim kancerogjen të tij.
Kujdes: mos blini luleshtrydhe jashtë sezonit apo nese nuk jeni të sigurt që nuk janë sperkatur me pesticide, pasi janë ndër ushqimet me përthithshmëri shumë të lartë të tyre.

Kajsitë e thata

Kajsitë e thata përmbajnë kalium, hekur, kalcium dhe beta karroten dhe me shumë kalori vlera e tyre që arrijnë në 158.Për fëmijët që nuk konsumojnë shumë ushqim, ky frut i tharë është burim lëndësh ushqyese me dendësi të madhe në volum të vogël. Nëse fëmijët kanë ngërçe të shpeshta, merren me aktivitet fizik intensiv dhe janë në periudhë rritjeje të shpejtë, kajsitë e thata janë një zgedhje ideale.

 

Kivi

Ky frut bën pjesë në familjen e manaferrave dhe farat e tij janë nga më të ushqyeshmet me 49 kalori. Sipas një konstatimi te Kolegjit Amerikan të Ushqimit, kivi renditet në 27 frutat më të shëndetshëm për fëmijët, duke qëndruar mbi mollet, bananet dhe pjeshkët. Një kivi në ditë, mund të korrigjojë një dëmtim të një sekuence të AND-së, e cila përcjell informacionin gjenetik, një dëmtim i cili mund të ketë pasoja fatale. Fëmijët që konsumojnë kivi shpesh, vuajnë shumë me pak nga vështirësia në frymëmarrje, kolla e natës dhe rrufa. Pra, shprehja “një mollë në ditë, doktorin e mban larg” sot është bërë “një kivi në ditë, doktorin e mban larg”.

 

Kos me fruta për mëngjes – një vakt i kompletuar për fëmijët

Përgatitja:

Përzieni kosin me tërshërën dhe e lini gjithë natën në frigorifer.

Në mëngjes i shtoni mjaltin dhe e përzieni që të shkojë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtoni të gjithë frutat  që dëshironi  dhe është gati.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark