×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Frymëmarrja e mirë, shtylla kurrizore e shëndetit

    Insajderi
    18 April 2021 - 08:20

    Nuk ka rëndësi se çfarë hani, sa stërvitje bëni, sa i dobët apo i ri jeni: asgjë nga këto nuk ka rëndësi, nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky është mesazhi kryesor që vjen nga libri “Arti i Frymëmarrjes” i gazetarit shkencor dhe shkrimtarit James Nestor.

    “Do të dukej pothuajse e parëndësishme, megjithatë, si specie, njerëzit kanë humbur aftësinë për të marrë frymë siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin”, shkruan Nestor.

    “Një nga arsyet kryesore? Njerëzit marrin frymë gjithnjë e më shumë me gojë, sesa me hundë, duke humbur 40% lagështi, duke mos përdorur oksigjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke prishur funksionimin e zonave të caktuara të trurit të shoqëruara me vendimmarrje dhe logjikë”, shton ai.

    Sipas Nestor, edhe me maskë, për shkak të pandemisë, ne duhet të kujtohemi të frymëmarrim me hundë, pa pasur frikë se vënia e saj ul ngopjen me oksigjen.

    Midis shkencës, trillimit dhe anekdotave dhe duke u mbështetur te ekspertët e mushkërive për të provuar shkencërisht besimet më të përhapura në frymëmarrje, autori zbulon, gjithashtu, se sëmundje të tilla si astma, ankthi, çrregullimi i mungesës së vëmendjes, psoriaza, mund të lehtësohen duke ndryshuar mënyrën e frymëmarrjes.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    LifeStyle
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark