×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fshati Hade në Obiliq që nga e premtja pa ujë, nëna ankohet së nuk ka mundur t’i dërgoj fëmijët në shkollë për shkak të kësaj

    Insajderi
    03 October 2022 - 16:34

    Fshati Hade në Obiliq që nga e premtja nuk ka ujë të pijshëm. Qytetarët po ankohen se kjo po i shkakton vështirësi të shumta. Një banore i tha Gazetës Insajderi se po injorohen nga organet kompetente dhe së gjendja është e rëndë.

    Një nënë nga ky fshat i tha Gazetës Insajderi në kushte anonime se mungesa e ujit ka bërë që ajo mos t’i dërgoj fëmijët në shkollë pasi nuk ka patur se si t’i pastrojë.

    “Jemi në gjendje shumë të vështirësuar, nuk kemi ujë që nga e premtja fshatrat përreth kanë ujë. Na kena provu me marr përgjigje po nuk kan injoru, nuk po merren me problemin tonë. Unë as fëmijët nuk kam mundur t’i dërgojë në shkollë sepse nuk kam pas se si t’i pastrojë. Jem ka dojmë më u smu ujë as me pi e as me u pastru”, tha ajo për Insajderin.

    Pas interesimit të Gazetës Insajderi lidhur më këtë problem, Drejtori për Shërbime Publike në Obiliq, Abdyrrahman Krasniqi tha se pritet që uji të vijë pas 3-4 orëve.

    “Sipas njoftimeve që i kemi nga Drejtori i Ujësjellsit në KOmunën e Obiliqit, është rregulluar por i duhet kohë me u mbush sistemiDmth, brenda 3-4 orëve banorët do të kenë ujë”, tha ai për Insajderin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark