×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Fshati pa rrugë- Djemtë mbeten beqarë, nuk u shkojnë nuset në fshat

    Insajderi
    01 February 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë.

    Banorët ankohen se nuk kanë rrugë në fshatin e tyre dhe kjo zgjat prej më shumë se dhjetë vitesh.  Fshati i thellë në të cilin të duhen pesë orë nga Korça për të mbërritur në të, ka rreth 35 – 40 banorë, nga të cilët 8 invalidë dhe  15 djem beqaë. ” Invalidët kur sëmuren i mbajmë në krah deri sa i nxjerrim në një farë vendi ku mund të kalojë makina” tregojnë banorët. Ndërsa për djemtë beqar halli është edhe më i madh, vajzat nuk pranojnë të shkojnë nuse në këtë fshat. Shkak rruga.

    Por edhe në kryeqytet nuk mungojnë të tilla probleme.Edhe  banorët e rrugës “Demneri”në Kashar ankohen për rrugën.  Prej 20 vitesh banorët pohojnë se në rrugën e tyre nuk është bërë asnjë investim. Bëhet fjalë për një rrugë që i lidhen ata me rrugën dytësore të autostradës. Te kjo rrugicë janë dhe disa shkolla private dhe shpeshtësia e kalimit të furgonëve të këtyre shkollave e kanë përkeqësuar këtë rrugë dhe ata nuk e mirëmbajnë. Janë banorët e rreth 20 familje që kalojnë në këtë rrugë.

    Kanë dërguar disa letra në Njësitë Administrative dhe Bashki ,por që nuk është marrë asnjë përgjigje. “Vetëm  Fiksi ka qenë i gatshëm që të vinte. Keq është më të sëmurët se nga gropat u hapen plagët nëse kanë. Rrugën e ka shtruar dikur Kolegji Amerikan, por këta të tjerët, nuk bëjnë gjë. Kjo rrugë është rreth 200 m e gjatë. Shkollat që janë këtu nuk bashkëpunojnë që ta rregullojnë. Problem kemi dhe për fëmijët se i marrim me çizme dhe kur dalin në rrugë u veshim këpucët” shprehen banorët. Ata thonë se nga Njësia Administrative Kashar dhe nga bashkia nuk ka ardhur askush.

    Fiksi pyeti ne Njësinë Administrative Kashar në lidhje me problemin e ngritur nga banorët. Valter Baze administrator i  Njësia Adminstrative Kashar , ku theksoi se problematika e rrugës është e mbartur ndër. “Ne si Njësi Administrative në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse kemi bërë sakrifikimin e kësaj rruge, sepse për ndërhyrje është e pa mundur pasi kërkon një investim goxha të madh. Ne e kemi paraqitur në Bashkinë e Tiranës për ta futur në pjesën e investimeve, që dhe kjo rrugë të marrë zgjidhje përfundimtare” shprehet z. Baze.

    Ai pohon se me zgjerimin e lumit të Lanës do fillojë edhe rregullimi i rrugës, por që nuk ka një datë fikse apo të përafërt për ta konfirmuar. Gjithashtu ai sqaron se po deri në rregullimin e saj përfundimtar njësia nuk mund ta mirëmbaj me çakull, pasi do të rritej niveli i rrugës dhe uji do të përfundonte në shtëpitë e banorëve. Pra e vetmja zgjidhje për banorët është që investimet që do të kryhen për Lanën të fillojnë sa më shpejt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark