Reagon Federata e Futbollit Shqiptarë, në “Fun Zonë” u morën vetëm dy bluza të kombëtares – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Federata e Futbollit Shqiptarë, në “Fun Zonë” u morën vetëm dy bluza të kombëtares

    Insajderi
    03 July 2016 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas incidentit të shumëfolur për vjedhjen e dyqanit të saj në zonën e “Fun Zonë”, në Sheshin Nënë Tereza.

    Të shtunën u raportua se ishin vjedhur më shumë se 150 bluza të kombëtares pas thyerjes së dyqanit, por sipas Federatës këtu kemi të bëjmë me një keqinformimin.

    Sipas FSHF dy adoleshentë kanë vjedhur dy bluza të Kombëtares të cilat kanë qenë të ekspozuara në dyqanin Nënë Tereza.

    “Dy autorët janë kapur shumë shpejt nga forcat e shërbimit security ARB në Fan Zone. Edhe nga bilanci menjëherë pas inventarit, konfirmohet e njëjta sasi objekt i këtij veprimi të dy adoleshentëve të cilët me sa duket nënvlerësuan rëndësinë dhe pasojat e idesë së tyre “guximtare”” – thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark