×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fshihet nga faqja zyrtare artikulli i VV-së ku partia i dilte në krahë popullit kundër shtrenjtimit të rrymës

    Insajderi
    18 January 2022 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 3 shtator 2014 Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një artikull me plotë kritika kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Artikulli me titullin “Privatizimi i KEDS- çmimi më i shtrenjtë për më pak furnizim me energji”, më nuk mund të gjendet në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.

    Si duket ky artikull më nuk po u hyn në punë pasi Kurti sot mori vendim që të aprovojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve.

    Dhe se gjurmët e të kaluarës Vetëvendosje u përkujdes që t’i mbyllte pasi tashmë koha ka ndryshuar dhe qeveri Kurti po i lë pas kauzë për të cilat u ngriste zërin në të mirë të qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark