×
  • Sport
  • Sport

    Fundjava e kupave

    Insajderi
    20 May 2016 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa ligat evropiane kanë përfunduar dhe tashmë janë përcaktuar fituesit e tyre, në Evropë gjatë fundjavës dhe ditëve të ardhshme do të zhvillohen një numër finalesh të kupave të shteteve.

    Në Spanjë, Sevilla e cila fitoi ditë më parë Europa League do të takohet me fituesin e La Ligës, Barcelona.  Kjo është mundësi e mirë për të dy ekipet që të arrijnë dy trofe këtë stinor.

    Në Gjermani, Bayern pas dështimit në Ligë të Kampionëve do të tentojë të dyfishojë suksesin në vend.  Por, përpara ka një kundërshtar të vështirë si Dortmund.

    Në Angli, United nuk arriti që të sigurojë Ligën e Kampionëve ndërsa trajneri Van Gaal është në qendër të kritikave.  FA Cup eshtë mundësi e mirë për të që të kthejë gëzimin e tifozëve.

    Në Itali, në stadiumin e Romës, të shtunën luajnë Milan dhe Juventus.

    Ndeshje e zjarrtë pritet të luhet edhe në Turqi, ku në finale janë Fenerbahce dhe Galatasaray.

    Finalet e kupave do të luhen këtë vikend edhe në Ukrainë, Skoci, Portugali e të tjera./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark