Funerali për yllin 53 vjeçar, George Michael i cili u gjet i vdekur në shtratin e tij ditën e Krishtlindjes, pritet që të mbahet javën e ardhshme në veri të Londrës në varrezat perëndimore në Highgate.
Kurse ceremonia e varrimit do të mbahet në një kishë të vogël, afër vendit ku do të varroset ylli. Trupi i të cilit do të vendoset pranë varrit të nënës së tij Lesley, përcjell KultPlus.
Sipas burimeve që ka “The Sun”, kisha ka 30 ulëse kështu që përveç familjes pritet që të mos ketë shumë të ftuar të tjerë.
Deri tani nuk ka akoma një datë zyrtare, mirëpo besohet që shoqja e tij, Geri Horner vajza nga grupi Spice Girl do të mbajë një fjalim, pasi që kolegu i tij i grupit Wham!, Andrew Ridgeley i ka kërkuar asaj që të mbajë një fjalimi, i frikësuar se nuk do të mundet të mbajë një të tillë për shkak të emocioneve.