×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Funerali i Mbretreshës Elizabeth II çon në qiell çmimet e hoteleve të Londrës

    Insajderi
    16 September 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe 1550 £ nata ( 1800 euro) edhe pa mëngjes. Janë këto çmimet e dhomave të hoteleve në Londër të cilat po rriten në qiell këto ditë.

    Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II i gjen hotelet gati 95% plot, 20% më shumë se mesatarja në këtë kohë të vitit.

    Një hap i jashtëzakonshëm nëse mendoni për goditjen e rëndë që pësoi sektori gjatë gjithë emergjencës së Covid-19.

    Tim Hentschel, CEO i HotelPlanner, një shërbim rezervimi online me bazë në Londër, i tha mediave lokale se që nga shpallja e vdekjes së Elizabeth II javën e kaluar, frekuentimi i hoteleve në Londër është rritur në “pothuajse 95% të dhomave të zëna, rreth 20% mbi mesatare sezonale”.

    “Tarifat janë rritur për strukturat e të gjitha kategorive dhe ne ende presim që ato të dyfishohen në ditët më afër funeralit”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark