×
  • Sport
  • Sport

    Fusha e stadiumit Qemal Stafa do të jetë me ngrohje

    Insajderi
    28 April 2016 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shembja e “Qemal Stafës” është në fazën finale. Është gjetur dakordësia e formulës së ndërtimit dhe tashmë pritet vendimi final i qeverisë shqiptare për shembjen dhe ndërtimin e impiantit të tij.

    Për impiantin e ri, Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, ka bërë me dije në një dalje publike se fusha e impiantit të ri do të jetë me ngrohje, risi kjo për futbollin shqiptar dhe impiantet e ndërtuara deri tani në vendin tonë.

    Mirëpo, deri në ditën kur impianti ekzistues të shembet, ka elementë që janë të përdorshëm dhe me të cilët Federata Shqiptare e Futbollit do të “bëjë bamirësi”.

    Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se shumë nga elementët e përdorshëm në këtë impiant nuk do të shemben së bashku me rrënojat e ndërtesës, që aktualisht është stadiumi kombëtar, por do të çmontohen për t’u vendosur në impiante të tjera. Sistemi i ndriçimit në këtë stadium do të postohet në Kukës, në “Zeqir Ymeri”.

    Tapeti aktual i fushës, 2000 stola dhe tuneli i lëvizshëm që paraprin daljen e lojtarëve në fushë do t’i dhurohen ekipit të Erzenit. Ulëset e tifozëve janë një element i domosdoshëm për licencimin e një stadiumi që të jetë i përdorshëm për një ekip që luan në Kategorinë Superiore.

    Në këtë mënyrë, rreth 16000 stolat e “Qemal Stafa”-s do të dhurohen nga qeveria e futbollit në vend, për disa stadiume me kapacitet të vogël në bashki të ndryshme, për ekipe të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Gjithashtu, elemente të tjerë të përdorshëm që do të çmontohen në stadium nga dhomat e zhveshjeve, tapeti i fushës dhe shumë e shumë të tjerë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark