×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Futboll apo Politikë, kah po anon FFK-ja e kush e ka fajin, flet gazetari i njohur

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetar i Sportit njëherit komentatori, Arbër Avdyli ka komentuar zhvillimet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Avdyli në InDoks të Gazetës Insajderi ka kritikuar të dy taborët. Sipas tij të dyja palët janë për tu fajësuar.

    Arbër Avdyli – gazetar/komentator i Sportit

    “Gjithmonë komuniteti i Sportit kemi thënë se duhet që Sporti mos të përzihet me politikë por fatkeqësisht në Kosovë gjithçka është politik edhe viteve të fundit edhe në Federata ka pasur edhe në kohën e ish-kryetarit, më herët politika ka qenë e përzier e fatkeqësisht edhe tani është e përzier edhe tek kryetari aktual por edhe tek opozita që po pretendon të vjen në pushtet do të thotë kjo është shqetësuese, ka qenë shqetësim i madh edhe nga UEFA- të cilët mund të dënojnë, të përjashtojnë nëse vazhdon të ketë shkelje të tilla në vazhdim”, ka deklaruar Avdyli.

    Sipas gazetarit Avdyli imazhin i FFK-së u dëmtua edhe kur Kreu i saj, Agim Ademi vendosi të fsheh letrën e pezullimit të dërguar nga UEFA.

    Ai thotë se për imazhin e FFK-së përveç Ademit kanë edhe të tjerët.

    “Është dëmtuar bukur shumë imazhi i FFk-së dhe i futbollit në përgjithësi me këto ngjarjet e fundit, fillimisht zotëri Ademi këtë letër nuk e ka pranuar dhe ka thënë se nëse ka dikush diçka le të publikoj më pas u publikua kjo dhe më pas pati edhe një reagim, ky  është një minus shumë i  madh që e kemi marrë tek organet më të larta tek UEFA dhe tek FIFA pasi kemi marr një minus shumë të madh kur dihen vështirësitë kemi pasur dhe ne kemi arritur të pranohemi fal një pune mjaft të madhe që kishte bërë I ndjeri Vokrri. Por meqenëse lënda e tij është në gjykim dhe UEFA  ka anuluar atë letër  por ajo letër u pa se ka ekzistuar ku është thënë se nuk ka ekzistuar madje un fajin nuk ia le vete Agim Ademit por edhe shumë zyrtarëve të tjerë aty brenda që deri sot sa kanë qenë në karriget e tyre nuk flisnin e sot kur u rrezikuan pozitat e tyre filluan të flasin dhe të kritikojnë. Sidomos kam shumë kritika për shumicën e Komitetit Ekzekutiv që fatkeqësisht janë vetëm si kukulla aty  dhe vetëm kanë heshtur”, ka deklaruar gazetari Avdyli.

    Çështjen e suspendimit e pastaj anulimit të vendimit nga Federata Evropiane e Futbollit e ka sqaruar për InDoks ish-Sekretari i FFK-së. Ai madje ekskluzivisht për InDoks ka zbuluar prapaskena kur Agim Ademi gati dha dorëheqje.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark