Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Leeds United, Colin Grainger ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e Grainger e ka dhënë klubi anglez, Leeds United përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
“Leeds United është i pikëlluar kur dëgjoi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit Colin Grainger, i cili ka vdekur në moshën 89-vjeçare”, thuhet në komunikatën e klubit.
Grainger u lind dhe u rrit në West Yorkshire, duke filluar karrierën e tij futbollistike në vend përpara se të hetohej dhe të nënshkruhej nga Wrexham, në Uellsin e Veriut.
Grainger, i cili gjithashtu kishte luajtur me Sheffield United dhe Sunderland, e përfundoi karrierën e tij të futbollit me Woolley Miners Welfare në 1978.