×
  • Sport
  • Sport

    Futbolli rumun në borxhe të thella, lojtarët mbahen “skllav”

    Insajderi
    19 February 2016 - 19:19

    Futbolli rumun në gjendje të rëndë. Futbollistët nuk kanë marrë rrogë për shumë muaj dhe po mbahen si ‘skllav’ ,njofton media britanike BBC, raporton Insajderi.

    Florin Anitoiu është i dëshpëruar. Ai ka udhëtuar 10 orë në një tren brenda natës për të më takuar në Bukuresht. Ai dëshiron t’i tregojë botës se i loja që e ka rritur me dashuri, po e mbanë atë të burgosur.

    Anitoiu është një i ri që luan pozitën e mbrojtësit për Metalul Resita në divizionin e dytë të Rumanisë. Ai nuk është paguar për pesë muaj dhe e ka të ndaluar të ndryshojë klub.

    “Çdo natë unë qajë dhe pastaj në mëngjes më duhet të shkojë në stërvitje. Unë nuk shoh se si situata mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt sepse nuk mund të mbijetojë në këto kushte. Unë kam borxhe, fatura për të paguar dhe në fund unë do të duhet ta gjejë një punë tjetër”, deklaroi Anitoiu.

    Nën ligjin rumun, një klub që hyn në administratë të federatës nuk duhet t’i paguaj apo edhe t’i lirojë lojtarët derisa i rregullon financat. Futbollistët konsiderohen pasuria e skuadrës.

    Përfundimisht për Anitoiun ishte e tepërt situata që vazhdonte. Në nëntor të vitit të kaluar ai dhe shokët e skuadrës e bojkotuan një ndeshje. Në vend se të luanin ata e mbanin një banderolë para fillimit të takimit që shkruante “Futbolli 2015 = skllavëri”.

    Megjithatë, ndërkohë që shumë skuadra të tjera kanë treguar mbështetjen e tyre për lojtarët e Resitas(skuadra ku paraqitet Anitoiu), deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.

    Futbollisti portugez Geraldo Aves, mbështet qëndrimin e Anitoius dhe tregon se edhe ai ka përjetuar efektet e falimentimit në kohën kur luante me skuadrën rumune, Petrolul Ploesti.

    “Unë kam qenë atje për dy vjet dhe çdo gjë dukej mjaft mirë, derisa presidenti ynë është arrestuar”, tha 35 vjeçari Aves, për BBC.

    Ai thotë se jo vetëm futbollistët po të gjithë ata që merren me futboll në Rumani, jetojnë shumë vështirë për shkak të situatës së futbollit atje.

    “Kjo është jo vetëm lojtarët e prekur, është edhe njerëzit rreth futbollit – mjekët, masazhistët, djemtë që kujdesen për barin. Ata nuk janë paguar për shtatë ose tetë muaj, ata nuk kanë asgjë për të ngrënë, nuk e di se si mbijetojnë. Kjo ka të bëjë më shumë se vetëm futboll, ka të bëjë me humanitet”, shtoi më tej portugezi Geraldo Aves.

    Ndërkohë legjenda e futbollit rumun George Hagi, thotë se qeveria nuk po investon fare në futbollin rumun, në krahasim me vitet 90’.

    “Skuadra në vitet 90’ ka qenë shumë e talentuar dhe qeveria kishte investuar shumë në atë kohë, e kundërta me ditët e sotme. Ata nuk investojnë fare në djemtë e rinj”, tha Hagi i cili në karrierën e tij kishte luajtur për gjigantët spanjoll Real Madridin dhe Barcelonën.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark