×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm, Ronaldo ndalon makinën për ta bërë të lumtur një fëmijë që e priste gjatë

    Insajderi
    20 September 2021 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United duke i bërë të lumtur tifozët e Djajve të Kuq.

    Transferimi i tij në Old Traford ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm nga të gjithë, tifozët, mediat e kundërshtarët.

    Një fëmijë tifozë i zjarrtë i portugezit kishte shkruar një pankartë “Ronaldo, të lutem a mund të ndalosh? Do të më zbukuroje fundjavën”?.

    Djaloshi e priti gjatë deri sa erdhi portugezi në qendrën stërvitore, ku nuk ngurroi ta ndalonte veturën e tij për ta takuar atë.

    36-vjeçari pranoi me kënaqësi të bënte foto me vogëlushin i cili dukej shumë i lumtur.

    Gjesti i Ronaldos është vlerësuar lartë në Angli nga tifozët e futbollit, pasi një gjest i vogël i portugezit ka bërë shumë të lumtur një tifoz të madh të futbollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark