×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistët e United-it të irrituar me taktikat e Van Gaal

    Insajderi
    20 February 2016 - 16:46

    Një numër në rritje i lojtarëve të Manchester United, besojnë se taktikat e menaxherit Louis Van Gaal e kanë lënë klubin në prag të poshtërimit këtë sezon, me një filozofi urdhëruese të holandezit e cila u jep instruksione futbollistëve që të mos gjuajnë në kontaktin e parë me topin, njofton “The Independent”.

    Pozicioni i Van Gaal edhe pse është i lëkundur prej kohësh duket i sigurtë edhe këtë javë para udhëtimit në Shrewsbury, ku United do të luajë ndaj skuadrës të ligës së tretë angleze në kuadër të Kupës FA.

    Për derisa drejtori sportiv, dhe nën kryetari i klubit, Ed Woodward vazhdon ta mbështesë menaxherin holandez, shqetësimet mbesin tek futbollistët e ‘djajve’ të cilët janë irrituar nga taktikat e 64-vjeçarit, raporton Insajderi.

    Tabloidi anglez “The Independent”, shkruan se kritikat e shpeshta të legjendës së klubit nga Manchesteri Paul Scholes, i cili e ka konsideruar futbollin e Van Gaal-it të “të mërzitshëm dhe me “mungesë kreativiteti”, janë shpërndarë edhe në dhomat e zhvejshës pasi futbollistët janë të irrituar me filozofinë e futbollit të Van Gaal, dhe i mungon liria e të luajturit futboll në fushë , si në kohën e Sir Alex Fergusonit.

    Van Gaal nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’i “trajnuar trurin” futbollistëve të tij në mënyrë që ata të përshtaten me filozofin e tij, por vendosmëria e tij për të diktuar edhe ngjarjet më të vogla që bëjnë futbollistët e tij në fushë, nuk po u pëlqen futbollistëve të njëzet herë kampionit të Anglisë.

    “Vetëm shikojeni golin e parë të këtij sezoni, kur Kyle Walker shënoi një autogol ndaj United-it, ai erdhi nga një harkim nga krahu dhe Wayne Rooney në vend se të godiste më të parën dhe ta fuste atë top në rrjetë, ai e ndaloi atë dhe priti shumë derisa Walker e futi topin vet në rrjetë”, thotë një burim i afërt me klubin nga Manchesteri, shkruan The Independent.

    Burimi i tabloidit anglez, më tej tregon se si Van Gaal kërkon nga futbollistët ta ndalojnë topin para se të gjuajnë në portë.

    “Menaxherit nuk i intereson nëse godet me të parën dhe shënon, por nëse nuk arrin të shënosh ai të nesërmen në trajnim do ta theksoi se duhet ndalur topi së pari”, pohon ai.

    Në rrjedhën e ngjarjeve javën e ardhshme priten zhvillime në Manchester. Pasi lojtarët kanë filluar ta humbasin besimin te holandezi, hierarkia e Manchester United-it mund të jetë e detyruar të rishqyrtojë qëndrimin e tyre rreth Van Gaal-it në qoftë se rezultatet nuk arrijnë të përmirësohen javën e ardhshme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark