Dokumentet private të nënshkruara në mes të klubeve ose në mes të klubeve dhe lojtarëve, janë mbajtur në përgjithësi larg nga syri i publikut, por e gjitha kjo ka ndryshuar pasi uebsajti “Football Leaks”, frymëzuar nga “WikiLeaks” i ka publikuar disa prej kontratave të fshehura në internet.
Përtej aspektit financiar, marrëveshjet e nënshkruara të japin një pasqyrë më të mirë të marrëdhënieve mes lojtarëve dhe klubeve.
Në rastin e Atléticos, për shembull, në bazë të kontratave të tyre, secili lojtarë “duhet të marrë pjesë në ngjarje shoqërore, që i kërkohen atyre nga klubi “.
Lojtari informohet për ngjarjen minimalisht dy ditë më parë, asnjëherë në ditët e pushim dhe në maksimum në 6 ngjarje në një vit kalendarik.
Po ashtu është bërë e qartë se “lojtari duhet ta përdor makinën që përdor klubi, për shkak të marrëveshjeve të sponzorizimit që ka klubi”, në hyrjet dhe daljet e eventeve ku klubi merr pjesë. Këtu bëhet fjalë për imazhin.
Kur bëhet fjalë për integritetin e konkurrencës së ndeshjeve, për futbollistët është e ndaluar “që të marrin pjesë direkt ose indirekt në çdo formë të basteve sportive”, si dhe të “mos veprojnë në asnjë mënyrë që të përcaktojnë ose manipulojnë rezultatin e një ndeshjeje”, thuhet në kontratat e lidhura në mes të spanjoll Atletico Madrid dhe futbollistëve të saj.