×
  • Sport
  • Sport

    Burgoset futbollisti i kombëtares kosovare

    Insajderi
    16 February 2016 - 17:11

    Sulmuesi kosovar i Greuther Furthit, Ilir Azemi vazhdon të ketë telashe, pas aksidentit që e la më shumë se një vit jashtë fushës së blertë tani ai është dënuar me burg.

    Ditën e sotme atij i është komunikuar vendimi se është dënuar me 8 muaj burg me kusht. Futbollisti ishte nxjerrë nga një diskotekë në Nurnberg në natën e 2 majit 2015 pasi kishte ngacmuar femrat, shkruan Bild.de, raporton Insajderi.

    Ai kishte reaguar duke sulmuar njeriun e sigurimit ndërsa më pastaj ishte zënë edhe me një polic federal, deri sa të dy ishin rrëzuar për tokë.

    Sulmuesi Azemi  ka zhvilluar një ndeshje për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, atë ndaj Haitit që përfundoi 0-0.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark