×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Kosovës në listën e dështimeve te skuadra e tij

    Insajderi
    25 June 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta italiane, “Kickest” ka shkruar një artikull me të arriturat dhe dështimet e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.

    Tare ndodhet në këtë pozitë nga viti 2009, derisa njihet për transferimet e tij të lira dhe adekuate. Mirëpo, gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka pasur edhe dështime.

    Njëri prej dështimeve më të mëdha nga Tare, sipas “Kickest” është futbollisti kosovar, Vedat Muriqi.

    Muriqi ishte transferuar në verën e vitit 2020 nga Fenerbahce, për pak më pak se 20 milionë euro, duke u bërë kështu transferimi i dytë më i shtrenjtë nga Tare. Madje, në historinë e Lacios hyn në top 10, në vendin e nëntë.

    Për një vit e gjysmë sa ndodhej te Lazio, sulmuesi kosovar dështoi të tregonte aftësitë e tij. Në total prej 49 paraqitjeve, 28-vjeçari ka arritur të shënojë vetëm dy gola.

    Për shkak të formës së tij jo të mirë drejtuesit e klubit italian kanë vendosur ta dërgojnë në huazim kosovarin te Mallorca, por kanë në pronësi akoma kartonin e tij.

    Përpos Muriqit, dështim i Tares llogaritet edhe transferimi i Pedro Netos dhe Denis Vavro.

    Mirëpo krahas këtyre dështimeve ish-futbollisti shqiptar llogaritet si njëri prej menaxherëve më të mirë, duke bërë goditjet e duhura në merkato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark