×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollisti i Prishtinës demoloi ulëset e stadiumit pas golit të ‘89shit

    Insajderi
    27 February 2021 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në kuadër të Superligës kosovare, është zhvilluar takimi i vetëm, mes Trepçës 89 e Prishtinës, ndeshje e cila fillojë nga ora 13:00, shkruan Insporti.

    Prishtina arriti të fitojë me rezultat 1-2, ku goli i fitores erdhi në minutën e fundit, por një moment aspak i këndshëm ndodhi kur Trepça 89 barazoi shifrat në 1-1.

    I zëvendësuar pak minuta më parë për arsye taktike, mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi, nuk i përmbajti nervat duke thyer dy ulëse të stadiumit “Riza Lushta” në shenjë pakënaqësie.

    Ndaj këtij veprimi reagoi edhe presidenti i Trepça 89, Abedin Zeka, i cili nuk u pajtua me veprimin destruktiv të mesfushorit 26 vjeçar.

    Klubi nga kryeqyteti ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Dellovës ne minutën e 52’, ndërsa ai i cili barazoj rezultatin ishte Arbnor Muja në minutën e parë shtesë. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Abazi në minutën e 6-të shtesë të takimit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:2.

    Prishtina po kalon në një formë fantastike ku në 5 ndeshje e fundit, ka katër fitore e një barazim.

    Tani Prishtina gjindet në vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë më pak se Ballkani, kta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Trepça 89 gjindet në vendin e 5-të në tabelë./Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark