Futbollisti i njohur mysliman kapet i dehur nga policia para përfundimit të Ramazanit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i njohur mysliman kapet i dehur nga policia para përfundimit të Ramazanit

    Insajderi
    05 July 2016 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i njohur mysliman nga Irani, i cili ka luajtur me Fulhamin dhe Wolfsburgun, Ashkan Dejagah është zënë duke vozitur i dehur në rrugët e Berlinit pak para përfundimit të muajit të Ramazanit.

    30-vjeçari iranian Ashkan Dejagah, i cili luan në shtetin e rreptë të Katarit, i lutet Allahut para çdo ndeshje. Atdheu i tij, Irani, gjithashtu ka një ligj të rreptë të sheriatit që ndalon myslimanët nga alkooli, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit.

    Por kjo nuk e ka ndalur Ashkanin të festoi suksesin e fundit të Gjermanisë në Euro dhe ai u ndalua nga oficerët e policisë derisa ngiste makinën e tij Bentley.

    Futbollisti më i mirë i Fulhamit në vitin 2014, Ashkan Dejagah, i cili u rrit si një emigrant iranian në Gjermani, ishte duke festuar fitoren e Gjermanisë ndaj Italisë në klubin “Havan” të Berlinit javën e kaluar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark