Një episod i pazakontë ka ndodhur dje në ndeshjen Bazel-Zyrih.
Kjo ndeshje është fituar nga Bazel me rezultatin 3-0 por përveç dëmtimit të Xhakës në minutën e 81 ajo ka pasur edhe një episod tjetër që ka lidhje me kuqezinjtë. Futbollisti Blas Riveros pasi shënoj golin e parë festoj me “shqiponjë”.
Të gjithë menduan se ai ia dedikoj atë gol Albian Ajetit por nuk ishte kështu.
Paraguajani e shpjegoj xhestin e tij. “ Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysëm viti dhe ai punon një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Bazelin më bëri që ti premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, përfundoj Riveros.