×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti që i bëri ballë ksenofobisë në stadium

    Insajderi
    29 February 2016 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja mes Bolivar (Bolivia) – Racing Club (Argjentinë) u kthye në një arenë urrejtjeje pasi tifozët e Bolivar-it fyen rëndë futbollistin bolivian të Racing-ut, të cilin e konsiderojnë tradhtar.

    Mesfushori njëzet e tre vjeçar i Racing Club në Argjentinë, Oscar Romero pati një paraqitje të bujshme në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Bolívar-it, në ndeshjen hapëse të “Copa Libertadores” të mërkurën.

    Ai hodhi një top të mrekullueshëm që u kthye në asistim në minutën e njëmbëdhjetë të ndeshjes për golin e parë të natës, dhe depërtoi nëpër mbrojtjen e Bolivar-it disa herë duke u bërë njeriu i ndeshjes, me paraqitjen më të mirë.

    Por kontributi i tij më i rëndësishëm i natës nuk ishte paraqitja tekniko-taktike e tij. Por, ishte kuraja.

    Kah fundi i pjesës së parë, disa tifozë të Racing-ut filluan të brohorasin “Ne jemi të gjithë Bolivian, Paraguaianët shërbejnë vetëm për seks” . Ksenofobia ne stadium ishte në kulmin e saj.

    Supporters of Bolivia's Bolivar celebrate their victory over Argentina's Lanus at their Copa Libertadores soccer match in La Paz, May 15, 2014. REUTERS/Gaston Brito (BOLIVIA - Tags: SPORT SOCCER) Picture Supplied by Action Images

    Kjo jo vetëm që është mënyrë për të ofenduar me disa brohoritje – por bën promovimin e idesë që një racë, fe apo kombësi është superiore ndaj të tjerëve – ajo reflekton dhe legjitimon abuzimin që disa tifozë e kanë në masë të madhe.

    Në këtë rast të veçantë, në një opinion të një gazete argjentinase “El Grafico” thuhet se këto brohoritje “promovojnë agresionin ndaj një vendi që u ka sjellë vuajtje gjatë viteve, e cila ka qenë në pjesën më të madhe, për shkak të Qeverisë së Argjentinës dhe problemeve politike.

    Nga viti 1864 tek 1870, një forcë e kombinuar e Argjentinës, Brazilit, dhe burrat e ushtrisë Uruguaianë thuhet se kanë vrarë rreth 300-450,000 Paraguaianë (dy të tretat e të gjithë popullsisë së vendit).

    Edhe pse kjo mund të duket si një kujtim i errët, i largët, por vendi ende vuan efektet anësore në shumë forma të ndryshme.

    E mërkura shënoi herën e parë që një futbollist paraguaian, në vend se të hiqte dorë nga kjo ndeshje – “preferojë dinjitetin duke u futur në fushë, me 30,000 paraguaian që e shikon atë”, shkruan gazeta “El Grafico”.

    Sipas tregimit të tij, Romero shikuar deri në Tribuna popullor, i bëri shenjë me gisht drejtë publikut, duke thënë “Jo”, ai bëri thirrje për qetësi.

    Por, përsëri disa neandertalë  vazhduan të këndojnë të ngrënë ksenofobinë e tyre në kulm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark