Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka konfirmuar se Fabiano Parisi kërkohet nga Interi, ndërsa ka lënë të kuptohet se Milani ka avantazhin për transferimin e Kristjan Asllanit.
“Toskanët” u promovuan si fitues të titullit të Serie B verën e kaluar dhe siguruan vendin e tyre në ligën më të mirë.
Disa nga talentet e tyre të rinj ranë në sy të klubeve më të mëdha dhe pritet të kalojnë në edicionin e ardhshëm.
“Asllani fitoi vendin e tij në Serie A, i bindi të gjithë dhe ne shpresojmë ta mbajmë edhe për një vit tjetër”, tha Corsi për “Radio Marte”.
“Për fat të mirë, prioriteti ynë është më shumë ndërtimi i një skuadre të fortë sesa rimbushja e arkës së klubit”.
Sipas ekspertit të transferimeve, Alfredo Pedullà, kjo i jep Milanit dorën e sipërme ndaj Interit, sepse “kuqezinjtë” po planifikojnë të blejnë Asllanin dhe më pas ta lënë atë në huazim te Empoli për sezonin 2022-2023.
Asllani, 20-vjeçar është i lindur në Elbasan të Shqipërisë, ndërsa është prodhim i akademisë së Empolit.
Mesfushori shqiptar ka 22 paraqitje këtë edicion, derisa ka regjistruar një gol dhe një asistim.