19:15 - 18 Mars 2023

Ylli shqiptar, Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me skuadrën e Granadas, ku sot ka shënuar golin e 20-të personal në La Liga 2.

Uzuni shënoi sot golin e avantazhit për Granadan, e cila momentalisht po avancon 1:0 si mysafire kundër Albacetes, raporton KosovaPress.

Përveç 20 golave të shënuar në Spanjë, ylli shqiptar ka arritur të regjistrojë edhe tre asistime në emrin e tij.

Tani, Uzuni është golashënuesi më i mirë i La Liga 2 me plot 20 gola, tetë më shumë se Raul De Haro që ka 12 gola në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve.