
Përfundon në tragjedi një ndeshje ne futbollin amator në Argjentine, teksa futbollisti ka vrarë gjyqtarin e ndeshjes.
Gjyqtari i takimit, Cesar Flores u vra nga një lojtar pasi ky i fundit u ndëshkua me karton te kuq, për shkak të ndërhyrjes së ashpër në futbollistin mysafir.
Gjithashtu lojtari në moshën 25-vjeçare plagosi dhe një tjetër futbollist që fatmirësisht arriti të mbijetojë pas plagës së marrë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ne Cordoba, dhe sipas policisë vendase lojtari e kishte armen ne brez teksa vrapoi në fushën e lojës ku qëlloi tre herë gjyqtarin. Për momentin autori i ngjarjes ende nuk është kapur.