×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollistja e Kosovës, Agnesa Gashi transferohet te Donat Zadar

    Insajderi
    03 August 2022 - 15:43

    Futbollistja e Kosovës, Agnesa Gashi është bërë me skuadër të re.

    Gashi ka konfirmuar se është transferuar te klubi ZNK. Donat Zadar në futbollin kroat.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi në rrjetin social “Facebook”.

    Njoftimi i plotë:

    Prej kur e mbaj mend veten, e di se futbolli ka qenë ëndrra ime më e madhe, dhe vazhdon të mbetet e tillë.

    Janë mbushur 10 vite e ndoshta edhe më shumë prej kur unë luaj për vendin tim.

    E mbaj mend klubin e parë ku kam filluar trajnimet dhe stërvitjet e mia të para, atë kohë ka qenë KF. Prishtina, mandej kam vazhduar edhe me klube tjera, teksa klubi i fundit ka qenë KF. Mitrovica, për të cilin kam luajtur këto dy vitet e fundit, e krenaria ime më e madhe gjatë gjithë këtyre viteve janë ndeshjet ku kam marrë pjesë për Kombëtaren e Kosovës në Ligën e Femrave.

    Sot i falenderohem Zotit për shëndetin dhe të mirat që kam gëzuar dhe i gëzoj ende, e më pas i falenderohem familjes time e sidomos dy njerëzve të mi më të dashur, dy prindërve të mi, që me plot mund e sakrifica më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin drejtë ëndrrave të mia, dhe që çdo sukses i imi sot është për ta dhe falë tyre, e lutem që sadopak të arrij t’i bëj krenar.

    Futbolli për dikë mund të jetë thjeshtë një hobi apo një aktivitet për të kaluar kohën, por për mua dhe shumë vajza të tjera si unë, është sakrificë për vendin, krenari për të përfaqësuar flamurin e vendit tim, dhe mbi të gjitha për të ju treguar njerëzve se prej nga jam.

    Sot zyrtarisht, jam bërë pjesë e klubit ZNK. Donat Zadar, në Kroaci.

    Prandaj sot përzemërsisht, dua t’ju falenderohem të gjithë njerëzve të vendit tim që më kanë përkrahur, duke filluar nga trajnerët e klubeve ku kam stërvitur e kam mësuar kaq shumë për gjithë këto vite karrierë, e deri tek ato familje që na kanë shikuar me krenari në shtëpitë e tyre në ndeshjet tona për Kombëtaren e Kosovës.

    I falenderohem secilit prej jush që më keni mbështetur dhe vazhdoni të më mbështetni ende, uroj që të mos e zhgënjej asnjërin prej jush.

    Sukseset e mia i dedikohen së pari dy krijesave më të dashura, prindërve të mi, familjes time, trajnerëve dhe profesorëve që pa u lodhur kanë punuar me ne, shoqërisë dhe gjithë vendit tim.

    Dhe pa harruar, që unë perseri do të jem aty kur vendi im më thërret në ndeshjet e radhës për Kombëtaren e Kosovës.

    Me respekt, Agnesa Gashi”./

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark