×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistja zvicerane “i vë flakën” rrjetit, fotoja me bikini në plazh çmend ndjekësit

    Insajderi
    25 June 2022 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollistja Alisha Lehmann është me pushime. Pasi mbylli sezonin me Aston Villa, zviceranja ka qëndruar disa ditë në plazh ku ka shfrytëzuar rastin të ndajë disa foto që iu kanë vënë flakën rrjeteve sociale.

    Lehmann ka shpërndarë një foto me bikini të vogla që la pa fjalë ndjekësit e saj, të cilët në pak minuta shtuan gati një milion pëlqime, përveç mijëra komenteve që admirojnë bukurinë e saj.

    Gjatë pushimeve, sulmuesja pozoi me rroba banje që shkaktuan mijëra reagime nga fansat dhe bashkëlojtaret e saj tek Aston Villa, por edhe nga ekipi kombëtar zviceran.

    Në moshën 23-vjeçare, Alisha është sulmuese e Aston Villa për femra dhe e kombëtares së Zvicrës. Lehmann u “farkëtua” në akademinë e BSC Frauen Club, në vendin e saj, dhe që nga sezoni 2021 është pjesë e klubit anglez.

    Alisha Lehmann nuk është yll vetëm në fushat e blerta të Anglisë dhe Zvicrës, por edhe në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj në Instagram, futbollistja e Aston Villa ka 7.7 milionë ndjekës dhe postimet që bën i kalojnë mesatarisht 300 mijë pëlqime.

    Alisha aktualisht është në një lidhje me futbollistin brazilian Douglas Luiz, i cili është gjithashtu pjesë e Aston Villa në Premier League. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark