×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fyerja e Kurtit ndaj mërgimtarëve postohet në mbrëmje në faqen e partisë

    Insajderi
    03 September 2022 - 20:59
    Kurti kërkon të rritet urgjentisht numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti i ka fyer sot mërgimtarët, dhe jo vetëm në konferencën për media, ku njoftoi se do ndahen 150 milionë euro për pakon për përballjen me inflacion.

    “Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, ka thënë ai.

    Kjo pjesë e fjalimit të tij është shkëputur nga stafi Lëvizjes Vetëvendosje, dhe është postuar në mbrëmje në faqen e partisë.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark