×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fyerja e Vuçiqit ndaj Trajkoviqit na kujton rastin e Oliver Ivanoviqit, vite para se të vritej”

    Insajderi
    02 December 2022 - 12:15

    Fyerja dhe shënjestrimi i Rada Trajkoviqit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kujton rastin e Oliver Ivanoviqit, vite para se të vritej, më 16 janar 2018 me armë zjarri para zyrës së partisë së tij në pjesën veriore të Kosovës, tha në televizionin N1 gazetarja Jovana Gligorijeviq.

    Ajo vuri në dukje se presidenti serb duhet urgjentisht të marrë një kurs në edukimin në shtëpi dhe mirësjelljen elementare.

    Gligorijeviq thotë se kjo situatë duket si “një tjetër bllokim serioz në raportet Beograd-Prishtinë”.

    Ajo vëren se me daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, një nga përfaqësuesit e serbëve është dashur të hyjë në to.

    Pas vendimit të Rada Trajkoviqit për të pranuar postin e këshilltares së Nenad Rashiqit, ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Vuçiqi e quajti atë “llum serb nga fundi i vaskës”.

    “Nuk kam absolutisht fjalë se si dhe me çfarë fjalësh Presidenti i Serbisë e ka nderuar Rada Trajkoviqin. Po arrijmë në pikën kur presidenti i vendit duhet të marrë një kurs urgjent të edukimit në shtëpi dhe të mirësjelljes bazë, sado që kjo mund të ‘djegë’ masat. Ky skenar na kujton rastin e Oliver Ivanoviqit vite para se të vritej”, tha Gligorijeviq, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo shton se pyetja është nëse do ta publikonin këtë deklaratë nëse nuk do të ishte thënë nga presidenti.

    Sipas Gligorijeviqit, kjo retorikë është me qëllim të njoftimit të (Miroslav) Lajçakut se marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhet në fillim të pranverës, “që kalendarisht do të thotë menjëherë pas festave”.

    Duke komentuar emërimin e Aleksandar Vulinit si drejtor i Agjencisë së Sigurisë Informative (BIA), gazetarja serbe thotë se nuk e di se çfarë do ta kualifikonte Vulinin për ndonjë post në pushtet.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dje Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, pasi ky post mbeti vakant pas dorëheqjes së Goran Rakiqit të Listës Serbe.

    E menjëherë pas emërimit të tij në këtë post, ministri Rashiq njoftoi se kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, është emëruar këshilltare e tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark