×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    G7 dhuron 1 miliard vaksina Covid-19 për vendet e varfra

    Insajderi
    11 June 2021 - 14:23

    Rreth 1 miliard doza vaksinash anti-covid pritet t’u shpërndahen vendeve të varfra nga 7 prej ekonomive më të pasura të planetit.

    Në prag të Samitit treditor të G7-ës, presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi nga Britania se SHBA-ja do të dhurojë 500 milionë vaksina deri vitin e ardhshëm, si pjesë e planit për të vaksinuar tërë botën brenda vitit 2022.

    200 milionë doza parashikohet t’u ndahen në muajt e mbetur të këtij viti.

    “Shtetet e Bashkuara do të blejnë gjysmë miliard doza të vaksinës Covid-19 nga Pfizer për t’ua dhuruar gati 100 vendeve më në nevojë në luftën kundër kësaj pandemie. Ky është një hap historik, donacioni më i madh se asnjëherë.”

    Edhe Bashkimi Europian do të dhurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash.

    “BE-ja është mbështetësja kryesore e ndarjes së vaksinave kovid-19 për vendet e tjera. Deri tani kemi eksportuar mbi 270 milionë doza; jemi kontributor më i madh te COVAX-i me 2,8 miliardë euro dhe presim të dhurojmë të paktën 100 milionë doza brenda fundit të vitit.”

    Presidenti francez, Emanuel Makron, ndërkohë, apeloi për shpejtimin e ritmeve të imunizimit në Afrikë. 

    Makron kërkoi të përfshirjen edhe të industrisë farmaceutike, ndoshta duke dhuruar 10 për qind të dozave të cilat prodhojnë, siç ndodhi gjatë epidemisë së gripit të derrit, H1N1.

    1,3 miliard doza nga Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson mësohet se do u shpërndahen vendeve në zhvillim me çmimin e fabrikës.

    “…Jemi para një krize ndërkombëtare, ku shtetet, me paratë e bashkëqytetarëve, taksapaguesve nga e gjithë botë, kanë financuar masivisht kërkimet shkencore për vaksinat dhe do të ishte e drejtë që industria farmaceutike të kontribuonte proporcionalisht.”

    12 % e njerëzve në botë janë vaksinuar kundër virusit korona, por Kombet e Bashkuara në muajin shkurt qortuan shtetet e pasura se i kanë zënë shumicën e vaksinave antikovid për të imunizuar popullsitë e tyre, ndërkohë që dozat u janë privuar më të varfërve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark