×
  • Sport
  • Sport

    Gabimi amatoresk i Dajakut në intervistën për klubin e tij

    Insajderi
    16 April 2021 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leon Dajaku siç duket edhe zyrtarisht ka zgjedhur që të përfaqësoj Kombëtaren e Gjermanisë, këtë e zyrtarizoi në intervistën e fundit për televizionin e klubit të Union Berlin “AFTV”.

    Por gjatë kësaj interviste, Dajaku ka bërë një gabim amatoresk.

    Ai u pyet nga gazetarja se çfarë gjuhe flitet në Kosovë? Dajaku u përgjigj: ‘Kosovarishte’. Duket se ai nuk është në dijeni që gjuhë kosovare nuk ka, por vetëm gjuhë shqipe.

    Kujtojmë që për Dajakun, FFK-ja ishte e interesuar qe 2 vite, por ai në fund zgjodhi Gjermaninë para vendit ku ka prejardhjen. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark