×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gafa e Bidenit, e ngatërron emrin e qytetit të shkatërruar nga tornado me rock-grupin e njohur

    Insajderi
    02 April 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lapsuset kanë qenë të shpeshta për Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili është bërë viral në shumë media nëpër botë. Rasti i fundit ishte kur ai vizitoi qytetin e shkatërruar nga tornadoja Rolling Fork në Mississippi.

    Ai ishte me gruan në këtë qytet, pasi ishte goditur nga moti i ligë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 26 persona.

    Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Biden pavetëdije tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu grupit rok legjendar në vend se të thoshte Rolling Fork.

    “Po bëjnë të pamundurën që të kenë vend për të fjetur, ushqim dhe do t’ju ndihmojë ta rindërtoni jetën në Rolling Stone. E gjitha kjo ndodhi me vullnetin e Zotit. Qyteti Rolling Stones do të rikthehet dhe do të jemi me ju në çdo hap”, tha Biden.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark