×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dodik tentoi të urojë Izraelin në gjuhën angleze por bën një gabim trashanik

    Insajderi
    05 October 2022 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Millorad Dodik, anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, mbrëmë në gjuhën angleze ka tentuar t’ua urojë hebrenjve festën, kurse urimi për shkak të gabimeve gramatikore është bërë viral.

    Kjo nuk është hera e parë që Dodik bën gafe të tilla dhe shpesh në opinion njihet si një ndër politikanët serbë që bënë më së shumti gafe, e në veçanti kur shfaqet para ekraneve televizive.

    “In those times of reflection and pray, I would like to send message to @Isaac_Herzog the State od Israel and all Juwish people: G’ma Chatimah Tova”, ka shkruar Dodik.

    Në gjuhën shqipe do të thotë “në kohën e reflektimit dhe lutjeve, dua t’i dërgojë mesazh presidentit të Izraelit, Isaac Herzog dhe tërë popullit izraelit me fjalët G’mar Chatimah Tovah”.

    Në vend të “Jewish”, Dodik e shkroi “Juwish” që është një gabim trashanik. Ai bëri edhe disa gabime tjera gramatikore siç ishte rasti i “od” në vend të “of”.

    Mjaftuan këto gafe që të fillojnë talljet në llogari të tij në rrjetet sociale.

    “Këta njerëz janë analfabetë funksional në çdo gjuhë”, ishte një prej komenteve të shumta.

    Madje disa nuk hezituan të tallen edhe me humor më të rëndë “Surbian-Juwish brotherhood”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark