×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Galatasaray e paguan dyfish më shumë Rashicën se Icardin

    Insajderi
    09 September 2022 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mauro Icardi është zyrtarisht një futbollist i Galatasarayit. Akordi ishte arritur prej ditësh por vetëm dje lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për një edicion me gjigandët e futbollit turk.

    Klubit turk ka bërë të ditur detajet e kontratës së huazimit dhe rezulton që në fakt për shërbimet e Icardit paguan një shifër qesharake, vetëm 750 mijë euro.

    Kaq do të përfitojë argjentinasi nga arkat e klubit turk, pasi pjesën tjetër të rrogës së tij vjetore në këtë sezon ku është në huazim, që rezulton të jetë 6 milionë euro, do ta paguajë PSG.

    Ndërkohë, Galatasaray ka shpenzuar dyfishin e shumës që caktoi për argjentinasin për firmën e Milot Rashicës.

    Ylli i përfaqësues së Kosovës do të paguhet 1,5 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, të cilit iu bashkua në formë huazimi nga Norwich.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark