×
  • Sport
  • Sport

    Galatasaray përjashtohet për dy vite nga garat evropiane

    Insajderi
    02 March 2016 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA e ka përjashtuar klubin turk Galatasaray, për dy sezone nga të gjitha kompeticionet europiane, për shkak të shkeljeve të kritereve financiare.

    Ndihmës-presidenti i Galatasarayt dhe përgjegjësi për çështjet ligjore të këtij klubi, Esref Alacayir, ka konfirmuar për “Anadolu Agency” se UEFA vendosi një pezullim një-vjeçar të klubit të Stambollit dhe kampionit aktual të Turqisë.

    Alacayir ka thënë gjithashtu se krahas pezullimit nga të gjitha garat evropiane klubi i Galatasaray-it duhet të bëjë kujdes edhe me financat, sidomos kur bëhet fjalë për atë të transferimeve të futbollistëve.

    Alacayir gjithashtu duke vënë në dukje se dënimi anulohet në qoftë se Galatasaray dy vjet me radhë nuk arrin të shkojë në garat evropiane, e ka cilësuar këtë dënim si jo shumë të rëndë.

    “Të gjitha klubet duhet të mbajnë një politikë të kujdesshme financiare. UEFA nuk lejon klubet të operojnë me humbje dhe konsumojnë para që nuk ekzistojnë si dhe të marrin pjesë në kupat e Evropës me skuadrat e ngritura me këto para.

    Për këtë arsye UEFA është përpjekur të vendosë në një disiplinë financiare klubet e futbollit’’ përfundoi Alacayir.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark