×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Gana e fiton spaktaklin e pesë golave ndaj Koresë së Jugut

    Insajderi
    28 November 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja afrikane mposhti me rezultatin 2-3, Korenë e Jugut duke mbajtur “gjallë” shpresat për një kualifikim në raundin pasardhës.

    Sa i takon kronikës së ndeshjes, Gana gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të falë një goli të Mohammed Salisu. Mbrojtësi i Southampton u tregua i shpejtë në reagim dhe me një goditje brenda zonës dërgoio skuadrën e tij në avantazh. Kombëtarja afrikane shfrytëzoi momentin e mirë dhe pas dhjetë minutave, dyfishoi shifrat falë një goli të Mohammed Kudus.

    Lojtari që aktivizohet në rradhët e Ajaks u shfaq i lirë brenda zonës dhe me një goditje me kokë mposhti portierin Kim. Me avantazhin e dy golave në favor të Ganës u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, koreano-jugorët u futën në fushë me një tjetër mentalitet. Aziatikët gjetën golin e parë në minutën e 58-të, falë realizimit të Gue-Sueng që realizoi me kokë pas një harkimi nga krahu i majtë. Vrulli i Koresë vijoi edhe pas golit, teksa tre minuta më pas, gjetën edhe golin e barazimit sërish me të njëjtin autor që sërish i “rrëshkiti” mbulimit të mbrojtjes kundërshtare. Megjithatë, Gana e kaloi shpejt “ngërçin” dhe në minutën e 69-të u rikthyen në avantazh. Ishte sërish sulmuesi Kudus që realizoi për të tijtë teksa me një goditje preçize brenda zone nuk i la shumë shans reagimi portierit Kim.

    Në vijim, Korea e Jugut pati sërish mundësinë për të barazuar me anë të Lee, por goditja e këtij të fundit u largua në vijën fatale nga ana e Salisu. Pas këtij episodi, Gana administroi mirë avantazhin dhe koleksionoi tre pikët e para në Grupin H duke marrë për momentin vendin e dytë të klasifikimit teksa ndeshjen e fundit në grup e luajnë përballë Uruguajit.

    Nga ana tjetër, Korea e Jugut mbetet në vend të fundit me vetëm një pikë dhe ndeshjen e radhës e luan ndaj Portugalisë teksa është maksimalisht e rrezikuar për ta mbyllur në fazën e grupeve aventurën e saj në Botëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark