×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ganimete Musliu: Diasporës për me votu ua paguante edhe biletat, tash s’i pajisë as me pasaporta

    Insajderi
    28 January 2023 - 17:59

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar sërish punën e Qeverisë së Kosovës.

    Ka thënë se dikur “me ardhe me votu Krejt dhe Drejt ua paguante edhe biletat e tash nuk i pajisë as me pasaporta”.

    Musliu e ka e ka quajtur qeverinë e Kurtit “qeveri Marinqe”, duke iu referuar aferës financiare në të cilën dyshohet sështë përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, dje, Musliu ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.

    Musli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë që Kurti duhet të futet në Big Brother.

    “O merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe. Aty ka kohë me tregu përralla”, shkruante ajo, transmeton Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark