×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Gara e filmave të huaj është më interesante sesa çmimi kryesor në Oscar

    Insajderi
    22 February 2016 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debati rreth garës për fituesin e çmimit kryesor në Oscar kanë konsumuar faqet e shtypit për muaj të tërë.  Edhe pse disa prej këtyre filmave garojnë për vendin e parë, kjo mbetet ende një fushë e kufizuar. Në një botë ku  vetëm filmat si “The Revenant”, “Spotlight” dhe “The Big Short” janë të përfolur, atëherë kjo me të vërtetë është një botë e vogël, shkruan Indiewire.

    Sigurisht që edhe në kategoritë tjera ka filma me kreativitet të madh, por asnjë më shumë se sa filmat e kategorisë së huaj. Por me shumë pak prej tyre që janë të lëshuar në teatro të ndryshëm, atëherë edhe publiku nuk mund të shoh vlerat e vërteta të tyre. Kjo është gati të ndryshojë, raporton Insjaderi.

    Diskutimi më i madh në faqet e gazetave këtë vit është mos prania e filmave apo aktoreve me ngjyrë në Oscar, por kemi filmat e kategorisë së filmave të huaj në anën tjetër që paraqesin një diversitet me filmat që vijnë nga: Amerika Jugore, Lindja e Mesme apo Evropa. Kjo është e vetmja pjesë ku mund të gjeni kineast me ngjyrë apo edhe grua që është në drejtim të një filmi.

    Le të fillojmë me filmin që udhëheq momentalisht, nga regjisori hungarez Laszlo Nemes, “Son of Saul”, një film mbi dramën e holokaustit që merr formën e një trileri psikologjik subjektiv.

    Përveç që është njëri nga favoritët, “Son of Saul” arrin t’i qaset një teme shumë të ndjeshme, duke promovuar një alternativë provokative, me një njeri që është i burgosur në kampet e përqendrimit nga nazistët. Teka filmi “The Revenant” merr kaq shume tërheqje për guximin e regjisorit për t’u përballur me skena ekstreme të bërjes së filmit, të njëjtën gjë e bënë edhe filmi “Son of Saul” i cili ndoshta është edhe më i guximshëm, duke provuar të sjellë diçka ndryshe.

    Përveç këtij filmi në kategorinë e huaj të filmit në Oskar është i nominuar edhe filmi “Embrace of the Serpent”, i cili del në kinema këtë javë, është një përrallë e jashtëzakonshme bardhë e zi, që tregon jetën buzë amazonës, me eksploruesit që vijnë nga Evropa për të raportuar mbi lumin e xhunglës, Amazonën. Regjisori Guerra shpërfaqë jetën e banorëve të paktë të asaj xhungle, me eksploruesit që “humbin” në atë pjesë të botës.

    Por xhungla nuk është e vetmja mrekulli që gjendet brenda kategorisë së filmave në gjuhë të huaj.

    Në përrallen jordaneze, “Theeb” regjisori Abu Nowar personifikon jetën e një djaloshi në vitin 1916 – periudhë e njëjtë më filmin “Embrace of the Serpent” – i cili bashkë me vëllanë e tij punësohen nga një ushtar britanik për një udhëtim nëpër shkretëtirë duke u bërë mercenarë vrasës.

    Filmat në kategorinë e gjuhëve të huaja përfshijnë ballafaqimin e dy botëve të ndryshme që përleshen nën rrethana të tmerrshme.

    Regjisori danez, Tobian Lindholm në filmin e tij ”A Hijacking” fokusohet në një grup ushtarësh danez që përballen me talebanët në Afganistan të cilët pasi kthehen në shtëpi përballen me një gjykim që i bënë ata fajtor për një intervenim që në fakt ishte urdhër i komandantit të tyre. Drama daneze vë në pah aspektet e errëta të luftës moderne.

    Megjithatë nuk ka asnjë film në garën e këtij viti sa i përket kategorisë së filmave të huaj, që ia kalon filmit turk “Mustang” nga regjisori Deniz Gamxe Erguven që rrëfen nëpërmjet filmit historinë e pesë vajzave të bllokuar në një shtëpi për fëmijët pa kujdes prindëror  e që më forcë detyrohen të martohen për burra që nuk i donë.

    I krahasuar me filmin “The Virgin Suicides”, drama e Erguven është një rebelin feminist që shpërfaqë luftën e femrave për të marrë kontrollin mbi jetën e tyre në Turqi. Një tregim ky që krahasuar me “The Revenant” i mungojnë paratë e majme. Përndryshe tregimi turk është shumë më i rëndësishëm sesa mbijetesa amerikane që kandidon për filmin më të mirë të vitit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark