×
  • Sport
  • Sport

    Garnacho heroi – Manchester United në çerekfinale të FA Cup

    Insajderi
    01 March 2023 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester United në çerekfinale të FA Cup. “Djajtë e Kuq” mposhtën me përmbysje 3-1 në “Old Trafford” West Hamin në një sfidë emocionuese, sidomos në pjesën e dytë, ku gjithçka u vendos në minutat e fundit.

    Vendësit u befasuan në minutën e 54-t nga Benrahma, që shfrytëzoi një përgjumje të vendësve, të cilët menduan se topi kishte kaluar vijën anësore.

    Kundërpërgjigjja e “Djajve të Kuq” ishte e menjëhershme. Fillimisht realizoi Casemiro, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje, për të ardhur më pas te autogoli i Aguerd, në zhvillimet e një këndoreje të ekzekutuar nga Bruno Fernandes.

    Manchester United, në minutën e fundit realizoi golin e dytë me Garnachon, ndërsa më shtesë tundi rrjetën Fred.

    Kaluan gjithashtu në çerekfinale Grimsby, që mposhti 2-1 Southamptonin, Burnley, falë suksesit 1-0 ndaj Fleedwood, si dhe Sheffield United që iu imponua 1-0 Tottnehamit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark