×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gati 400 kilometra – Zbulohet çarja e madhe e tokës që shkaktuan tërmetet në Turqi

    Insajderi
    10 February 2023 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediat në Turqi kanë zbuluar pamje të çarjes së tokës në një gjatësi kilometrike për shkak të tërmeteve të fuqishme të së hënës. Për këtë fenomen ka folur së fundmi edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD.

    Në një konferencë për shtyp, Tatar u shpreh se tërmetet kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe 110 mijë kilometra katrorë, gati 4 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë. Ai theksoi se tërmetet e fundit kanë një mekanizëm formimi shumë më të ndryshëm nga tërmetet e shkuara, pasi dy tërmetet e fuqishme kanë ndodhur në një distancë kohore të vogël nga njëri-tjetri, i pari ishte 7,8 rihter, ndërsa i dyti 7,5 rihter.

    Orhan Tatar u shpreh se korja e tokës ka pësuar një deformim prej 3-4 metrash, në një distancë prej 400 kilometrash, në një thellësi prej afërisht 8 deri në 10 kilometrash.

    Për Tatar, tërmetet e fundit në Turqi kanë qenë ndër më të fuqishmit që kanë rënë në tokë jo në det. Ai theksoi se pasgoditjet do të zgjasin për shumë kohë, duke qenë se dy lëkundjet e mëdha kanë qenë mbi 7 të shkallës rihter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark