×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gati plani i emergjencës, EMA: Vaksinë e re kundër variantit Omicron për 3-4 muaj

    Insajderi
    30 November 2021 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vaksinat janë mjeti kryesor kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Pohimi vjen edhe njëherë nga Agjencia Europiane e Barnave.

    Duke folur në Parlamentin Europian, drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke, tha se planet e emergjencës janë gati për t’u përballur me variantin Omicron.

    “Jemi përgatitur për më të keqen edhe pse shpresojmë për më të mirën”, u shpreh drejtoresha e rregullatorit të Bashkimit Europian, duke paralajmëruar aprovimin e një vaksine të re anti-covid të modifikuar për të luftuar Omicron.

    “Ne mund të jemi në një situatë të tillë që, nëse nevojitet ndryshimi i vaksinave ekzistuese, ne mund t’i aprovojmë ato brenda 3 apo 4 muajve. Kjo periudhë nis që prej fillimit të ndryshimeve. Por së pari, duhet të merret një vendim nëse kjo është e nevojshme”, u shpreh Emer Cooke.

    Drejtoresha e EMA-s tha se duhet të bëhet më shumë për të rritur nivelin e vaksinimit në disa vende anëtare të BE-së, dhe foli për një ndryshim në metodat e luftimit të pandemisë.

    “Është e rëndësishme të theksoj se ne jemi të përgatitur. E dimë që viruset pësojnë mutacione dhe e dimë që në një fazë do të ketë mutacion, gjë e cila do të thotë se ne duhet të ndryshojmë qasjen aktuale”.

    Pavarësisht planeve gati të emergjencës, drejtoresha e rregullatorit të BE-së konfirmoi se vaksinat aktuale janë të efektshme dhe mbrojnë qytetarët ndaj Covid-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark